Site icon Telegrafi

Turqi, AK Parti nominon Erdoganin për president

Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit (AK) në Turqi sot zyrtarisht propozoi presidentin Recep Tayyip Erdogan për një mandat të dytë.

Kryeministri Binali Yıldırım shpalli Erdoganin si zgjedhje të partisë, gjithashtu kryetar i AK partisë, në një mbledhje të grupit parlamentar.

“Kandidati ynë është njeriu i kombit tonë. Me aleancën, ne e shpallim Recep Tayyip Erdoganin si kandidat për president”, tha Yıldırım, duke iu referuar Aleancës Popullore që AK Partia e formoi me Partinë e Lëvizjes Nacionaliste (MHP), e cila gjithashtu ka miratuar Erdogan-in.

AK Partia dhe MHP janë aleate në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit.

Erdogan ka ushtruar postin e presidentit që nga viti 2014. Para kësaj, ai ishte kryeministër nga viti 2003 deri në vitin 2014.

Nëse fiton zgjedhjet e qershorit, Erdogan do të jetë udhëheqësi i parë i Turqisë nën sistemin presidencial.

Exit mobile version