Tony është dasmori që u turpërua keq para të pranishmëve, teksa donte të linte përshtypje me vallëzim, në një ceremoni martesore në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara.
E tëra ndodhi pasi miku tij nuk mundi ta mbante lartë, duke bërë që ai të bie dhe të përplaset me fytyrë për tokë, transmeton Telegrafi.
Derisa e mbante fytyrën me duar dhe kalonte në dhimbje të mëdha, shumë njerëz, përfshirë edhe nusen, i afrohen për ta qetësuar.
“Imitimi i skenave sikur në film, mund të ketë pasoja të mëdha dhe ky është shembulli më i mirë”, ishte një prej komenteve, për ngjarjen ku u provuar skena e famshme prej filmit ‘Dirty Dancing’. /Telegrafi/
https://youtu.be/C6SOv6AhbmM