Latysha Grace është banorja e cila është larguar këtë javë nga shtëpia e “Big Brother” në Britani. Ajo do të mbahet mend jo vetëm për qëndrimin e saj në shtëpi, por dhe për incidentin që i ndodhi pas daljes nga shtëpia. Incidenti në fjalë i ndodhi gjatë një interviste në “Channel 5”.
Ndërkohë që ajo po intervistohej nga gazetari, ajo shprehet se i ka mbetur fiksim kërcimi i saj “Twerk” duke i kërkuar që ta performonte dhe aty. Ish banorja e “Big Brother” filloi ta kërcente por veshja e papërshtatshme i ekspozoi më shumë se duhet trupin.
Videoja e kërcimit të saj ku ekspozohet trupi është shpërndarë me mijëra herë në rrjetet sociale, ku tashmë është kthyer dhe “hit”.