Site icon Telegrafi

Turp: Tentojnë t’i vjedhin llogarinë e Facebook-ut të ndjerit Ergi Dini (Foto)

Këngëtari i ndjerë Ergi Dini, i cili humbi jetën vitin e kaluar shkas i një aksidenti motorik ka qenë aktiv dhe shumë i ndjekur në rrjetet sociale.

‘Facebook’ ishte dritarja ku fansat kishin mundësinë të njoftoheshin me veprimtarinë e tij më të fundit në jetë dhe karrierë.

Në momentin që Ergi nuk ishte më, llogaria e tij vazhdonte të ishte e hapur, por pa personin që e dinte çelësin sekret se si të kyçej.

Ndonëse ai nuk ndodhet më, respekti për shpirtin e tij nuk ekziston tek disa persona, të cilët pa ndonjë arsye kanë tentuar t’i vjedhin llogarinë e Facebook-ut, duke i zbuluar kodin dhe më pas duke u kyçur brenda kësaj llogarie.

Motra e të ndjerit, këngëtarja Barbana Dini bëri të ditur përmes një postimi në Instagram, se ka arritur që falë ndihmës së madhe nga një mik i saj, të gjejnë personin që u mundua ta bëjë këtë gjë, dhe më pas ta rikthejnë llogarinë në pronësi të tyre.

Programeri i cili tentoi të vidhte llogarinë, ishte i përgatitur mirë, dhe tentonte ta fshihte vetën e tij nga hetuesit duke përdour shtetin e Islandës kinse si lokacionin ku ndodhej, por falë punës së madhe të mikut të Barbanës dhe organeve kopetente, personi në fjalë është gjetur, dhe tani vuan dënimin e merituar. /Telegrafi/

Exit mobile version