Telegrafi

Turntable.fm tani edhe në Android!

Nëse ju jeni ndër personat që e pëlqeni këtë shërbim në internet dhe njëkohësisht keni një telefon Android, atëherë me siguri se do të jeni të kënaqur ta dini se aplikacioni tani ofrohet edhe në platformën mobile të Google. 

Vitin e kaluar, Billy Chasen kishte filluar shërbimin Turntable.fm, i cili në parim është një dhomë prej 5 DJ’ve që mund të zgjedhin cila muzikë lëshohet dhe më pas këto këngë mund të pëlqehen ose të vlerësohen si të pa rëndësishme. / Telegrafi /