Site icon Telegrafi

Turniri ‘3×3 Prishtina’ shënon sukses të jashtëzakonshëm duke mbledhur adhurues të sportit dhe kulturës urbane 

U mbajt ngjarja e shumë pritur sportive – turniri i streetball-it ‘3x3Prishtina’ – në Amfiteatrin e Gërmisë këtë të diele, ku mblodhi adhurues të sportit dhe kulturës urbane përgjatë një dite të plotë me aktivitete.

Kjo ngjarje mblodhi të rinj nga i gjithë vendi, ku patën mundësinë të shohin nga afër 12 ekipet pjesëmarrëse që luajtën dhe garuan në turnirin e licensuar nga Fiba 3×3. Kjo ngjarje solli ekipe nga vende si Belgjika, Gjermania, Mali i Zi, Spanja, Turqia dhe Maqedonia. Ngjarja filloi në orën 15:00 dhe zgjati deri në orët e vona të mbrëmjes.

Kampion të Turnirit u shpallën ekipi ‘Answer’ nga Shkodra për të dytin vit radhazi, të cilët fituan në finale kundrejt ekipit nga Istogu. Fitues të tjerë ishin Rron Ukaj në kategorinë ‘Dunk Champ’, Kicho Ristov në kategorinë ‘3 Point’, si dhe Daniel Lekndreaj në kategorinë ‘MVP’.

Përgjatë ngjarjes, pjesëmarrësit patën mundësinë të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme përveç përcjelljes së lojës siç ishte mundësia për të prerë flokët nga New York Barber, të luanin me Realitet Virtual të mundësuar nga Virtuality, të dëgjonin muzikë nga DJ e të vallëzonin nën tingujt e performancës së Shaolin Gang.

Ngjarja e cila gërsheton basketbollin, hiphopin dhe kulturën e Prishtinës rezultoi në një sukses të jashtëzakonshëm falë partnerëve besnik dhe të përkushtuar ndaj promovimit të vlerave të rëndësishme në vend.

Partner të ngjarjes ishin Think B Agency, ndërsa ngjarja është përkrahur nga: Komuna e Prishtinës, Ministira e Kulturës Rinisë dhe Sportit, Federata e Basketballit të Kosovës, Telegrafi.com, Banka Ekonomike, Eco Vent, Smash Bistro Pub, Go+, Birra Peja, 2U, iAs, Flex Gym, Online Taxi, Trekuartista, Stobi Flips, Expressi, Sporttex, Teleset, Carbon Agency, Ice Power dhe DAM Group.

 

Exit mobile version