Telegrafi

Turneu i sivjetmë Paul McCartneyt i solli 132 milionë dollarë

Xhirollogaria bankare e këngëtarit britanik është pasuruar për miliona euro gjatë vitit 2017.

Sir Paul McCartney ka shënuar një sukses të jashtzakonshëm në saje të turneut “One on One”.

Ylli i muzikës siç raporton revista Billboard ka fituar mbi 132 milionë dollarë në saje të 37 koncerteve që ka mbajtur gjatë periudhës prill-dhjetor.

Gjatë këtyre tetë muajve ai ka shitur në total 907,610 bileta, që i sollën këto miliona dollarë.

Turi “One on One” është mbajtur në katër kontinente, Azi, Amerikën Veriore, Oqeani, si dhe në Evropë.

Theksojmë se këngëtari ka qenë i martuar deri më tani tri herë ndërsa ka pesë fëmijë.

Ndryshe, 75-vjeçarin do ta shohim edhe në koncerte të tjera anembanë globit. /Telegrafi/