Turne i tenisiti, US Open ka një fond prej 57 milionë dollarëve për tenistët që në fund do të fitojnë ndonjë medalje.
Njëkohësisht, ky është edhe fondi më i madh në historinë e tenisit, thonë organizatorët e turneut amerikan.
Kjo është një rritje prej tetë për qind në krahasim me vitin e kaluar dhe 47 për qind më shumë se katër vjet më parë.
Fituesit në garat e meshkujve dhe femrave do të marrin 3.85 milionë dollarë ndërsa në dyshe, secili nga 740 mijë dollarë.
Theksojmë se Grand Slami i katërt në sezon nis nga 26 gusht dhe përfundon më 8 shtator dhe mbahet në qytetin e New Yorkut.
Ndryshe, kujtojmë se në vitin e kaluar fondi i këtij turneu kapte shifrat e 53 milionë dollarëve. /Telegrafi/