Policia u thirr pasi një mjet ushtarak plot me babadimra shkaktoi kaos duke u ngecur në një korsi fshati gjatë një turneu në pijetore.
Transportuesi i blinduar i personelit ishte i mbushur me më shumë se tetë babadimra në një festë vjetore kur u bllokua në fshatin Angarrack, Cornwall.
Ian Jepson, 53 vjeç, i cili xhiroi videon e bllokimit të babadimrave, tha se korsia ishte e bllokuar për rreth dy orë, raporton Daily Mail, transmeton Telegrafi.
Videoja qesharaka shfaq babadimrat duke u përpjekur të çlirojnë kamionin masiv përpara se policia të mbërrinte të enjten mbrëma. Të paktën një babadimër dukej i dehur kur fliste me një kujdestar lokal të trafikut.
Peshkatari Z. Jepson kishte mbërritur në Angarrack për të parë ndezjen e dritave të Krishtlindjes kur vuri re tankun plot me babadimra “të pirë”.
Jepson, nga Newquay, tha: “Teksa u parkuam, pashë këtë tank në rrugë me babadimrat sipër saj duke bërtitur dhe duke kënduar. Ishte gazmore. Ne bëmë një ecje pesë minutëshe dhe pashë pjesën e pasme të tankut, i cili kishte ngecur pas tre ose katër makinave”.
Ai tutje bëri të ditur se disa nga babadimrat u hodhën nga kamioni dhe po i shtyenin me dorë makinat në përpjekje për t’i lëvizur ato, duke shtuar: “Ishte komike të shihje gjithë këta babadimra – rreth tetë prej tyre ndodheshin sipër tankut dhe disa të tjerë në brendësi”. /Telegrafi/