Telegrafi

Turneu miliona dollarësh në video-lojën Fortnite, marrin pjesë garues nga e mbarë bota

Turneu “Fortnite ChampionShip Series Chapter 3, i pari për vitin 2022, pritet të fillojë ditën e enjte (17 shkurt), ka bërë të ditur “Epic Games”.

Formati i turneut pritet të zhvillohet në ekipe të përbërë nga dy lojtarë (Duos) duke ndryshuar kështu nga turneu i vitit të kaluar, ndërsa çmimi fitues për ata që arrijnë deri në fund, do të jetë më shumë se tre milionë dollarë.

Fillimisht do të mbahet faza kualifikuese, me datën 17-18 dhe 19-20 shkurt, duke vazhduar kështu për dy javë rresht. Tetë ekipet më të mira nga secila fazë kualifikuese, do të vazhdojnë direkt për fazën finale.


Gjysmëfinalet do të mbahen me datën 24-27 shkurt, ndërsa faza finale sa i përket këtij turneu, do të mbahet me datën 5 dhe 6 të muajit mars.

Pjesëmarrësit në fazën finale, mund të shpallen fitues, duke arritur cakun prej 500 pikësh në total dhe duke shënuar tre fitore, nëse asnjë skuadër nuk i arrin këto dy caqe deri në fund të 12 ndeshjeve, atëherë finalet do të luhen njësoj si në sezonet e kaluara.

Lexo po ashtu Top pesë profesionistët më të paguar të video-lojërave në botë

Ndërkaq shpërblimet do të jenë të ndara në vlera të ndryshme, varësisht nga regjioni. /Telegrafi/