Turneu mbahet në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë në orën 17:00. Meçet i drejtojnë gjyqtarët: Latif Demolli, kryesor, pastaj edhe Agim Shala, Safet Syla, Fadil Bekteshi dhe Visar Ibrahimi, kurse delegat do të jetë Sylejman Voca.
Ky është turne i tretë më radhë që organizon KB Peja, në kuadër të garave të sistemit të turneve. Në turne do të marrin pjesë kadetë, juniorë, seniorë dhe femrat, kurse të drejtë pjesëmarrje kanë klubet, të cilat janë të regjistruara në federatë.
Turneu “Dita e Çlirimit të Pejës” mbahet para Kampionatit Evropian për Femra Juniore, i cili mbahet në Assisi të Italisë dhe para Kampionatit Evropian për të Rinj, i cili mbahet në Zagreb të Kroacisë. /Epokaere/Telegrafi/