Site icon Telegrafi

Turne futsalli për Ditën e Pavarësisë

Festimi i ditës së pavarësisë së Kosovës do të shënohet edhe këtë vit nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ndonëse në mënyrë më simbolike se herëve të tjera.

“FFK, në kuadër të shënimit të 17 shkurtit në 6 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, do të organizojë një turne në futsall, në të cilin do të marrin pjesë skuadrat: Besa, Juniku dhe Gjakova skuadra këto që kanë grup-moshën U-18”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

“Turneu do të mbahet në Junik dhe fillon në orën 15.00. Ky turne do të shërbejë që të formohet ekipi përfaqësues U-18 në futsall, i cili pritet pastaj të marrë pjesë në shumë turne ndërkombëtare e në veçanti në Kroaci”, përfundon informata e FFK-së. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version