Site icon Telegrafi

Turne dhe koncert humanitar për  ta ndihmuar Fitore Ibishin

Në Podujevë u mbajt turneu dhe koncerti humanitar me moton “Ta ndihmojmë Fitore Ibishin”, ku morën pjesë shumë ekipe dhe artistë të estradës.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Podujevës, Agim  Veliu ka përgëzuar organizatorët për iniciativën e tyre, të cilës i ai dha mbështetje të plotë.

“Falënderim të veçantë për të gjitha ekipet garuese dhe sportdashësit, që ndoqën turneun si dhe artistëve që performuan në koncert”, tha Veliu.

Të gjitha mjetet e grumbulluara nga ky aktivitet, rreth 3000 euro, dedikohen për diagnostikimin dhe  shërimin jashtë vendit të Fitore Ibishit, e cila vuan nga një sëmundje e rrallë. /Telegrafi/

Exit mobile version