Në shpatet e Galiçicës sot mbahet turneu i tretë në çiklizëm „Tour de Galicica“, në organizim të shoqatës së çiklistëve „Prespa Bike“ Nga Resnja, Transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja përkrahet nga komuna e Resnjës dhe nga SWG (grupi ndër-ministror për zhvillim rural të vendeve të Ballkanit Perëndimor).
Organizatorët presin që në këtë ngjarje të marrin pjesë mbi 400 çiklistë nga Maqedonia dhe Shqipëria. Ky manifestim ka filluar sot në ora 9 në qendër të Resnjës.
Për pjesëmarrësit të cilët vijnë nga të gjithë anët e Maqedonisë është vendosur një basen-kamp në plazhin e Oteshevës, ku nga mbrëmë ata bëjnë llogore me tenda. Në pritje të turneut mbrëmë u organizua edhe një ngjarje muzikore për pjesëmarrësit e këtij turneu./Telegrafi/