Site icon Telegrafi

Turmp e quan “një trup” vendimin e gjykatës për ish ushtarin amerikan

Ish-ushtari amerikan Bowe Bergdahl, i cili në vitin 2009 u largua nga një pikë ushtarake në Afganistanin lindor dhe kaloi pesë vite tjera nën robëri të armikut, u dënua sot me shkarkim të pandershëm nga ushtria, por do të shmang kohën e burgut.

Ndaj këtij vendimi të Gjykatës Ushtarake Amerikane, ka reaguar presidenti Donald Trump, cili në një shkrim në Twitter vendimin e ka quajtur “një turp të plotë për vendin tonë dhe për ushtrinë tonë”.

Bergdahl, 31 vjeç, u deklarua fajtor në tetor në akuzën për braktisje dhe sjellje të pahijshme para armikut dhe u përball me një dënim maksimal. Prokuroria kishte kërkuar një dënim prej 14 vitesh burg.

Si pasojë e shkarkimit të tij të pandershëm, Bergdahl do të humbasë të gjitha përfitimet, duke përfshirë kujdesin mjekësor, që u ofrohet veteranëve ushtarakë. Ai gjithashtu do të humbasë 1,000 dollarë në muaj për 10 muajt e ardhshëm. Po ashtu grada e tij do të reduktohet nga rreshteri, në privat.

Exit mobile version