Site icon Telegrafi

Turmat po shijonin plazhin, u tronditën kur një peshkaqen po notonte me shpejtësi drejt bregut të një plazhi të njohur turistik në Spanjë

Turmat që po shijonin një ditë të bukur plazhi u tronditën kur një peshkaqen po notonte drejt bregut me shpejtësi të plotë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në një plazh Melenara në Spanjë rreth orës 17:00 të së shtunës, 15 qershor.

Siç bëhet e ditur më tej, turistët e tmerruar vrapuan për të dalë nga uji, ndërsa peshkaqeni notoi mjaftueshëm afër plazhit në breg.

Dhe për shkak se uji ishte shumë i cekët, peshkaqeni dukej shumë qartë.

@dailymail

This is the terrifying moment a 7-foot SHARK swam full speed towards the shore – with the beach now forced to close amid terror for locals and tourists. 🎥 SolarPix #shark #beach #vacation #holiday #spain

♬ original sound – PITTMAN GAMING

E turistët larg bregut panë me frikë ndërsa peshkaqeni vazhdonte të notonte përgjatë vijës bregdetare.

Sipas mediave, pas incidentit, policia u detyrua të mbyllte plazhin për vendasit dhe turistët. /Telegrafi/

Exit mobile version