Telegrafi

Turmat e njerëzve vazhdojnë t’i mbushin plazhet e Floridës, nëse nuk zbatohet distanca sociale ndalesa mund të kthehet sërish

Plazhet e Floridës së Shteteve të Bashkuara janë hapur gjatë ditës së djeshme, pasi ishin të mbyllura shkaku i masave parandaluese kundër përhapjes së coronavirusit.

Mirëpo, këto hapësira janë mbushur nga një numër shumë i madh i njerëzve, duke gritur rrezik për përhapjen e virusit, transmeton Telegrafi.

“Nëse për arsye të ndryshme, plazhet kthehen në hapësira për marrjen e virusit, ne mund t’i kthejmë masat e mëparshme dhe t’i mbyllim sërish plazhet”, ka thënë kryetari i zonës, Lenny Curry.

Lexo po ashtu Vizitorët i mbushën për gjysmë ore plazhet e sapo hapura në Floridë, nuk mbajtën distancë sociale edhe pse numri i të infektuarve me coronavirus po shkon duke u rritur

Vendimin për hapjen e plazheve, e kishin marrë pas numrit të ulët të personave të prekur me coronavirus, ndërsa parashikohej që bregdeti të vizitohej vetëm nga banorët e zonës, por mësohet se njerëzit kanë udhëtuar edhe nga shumë kilometra më larg.

Kjo bie ndesh me normat kundër udhëtimit, derisa nuk është zbatuar as distanca sociale prej dy metrave, ndërsa njerëzit qëndronin në turma.

Leja për hapjen e plazheve, është bërë vetëm një ditë, pasi Florida raportoi numrin më të madh ditor të personave të prekur me coronavirus.