Alberto Flores Morales dhe Ricardo Flores Rodriguez, u nxorën me forcë prej një qendre policore në San Francisco Boqueron të Meksikës, që të digjen për së gjalli nga një turmë e mllefosur.
Të dyshuarit për grabitje fëmijësh, 53-vjeçari dhe nipi tij 20-vjeçar, ishin sulmuar derisa po dërgoheshin për në stacion, transmeton Telegrafi.
Furgoni me të cilin transportoheshin u godit me mjete të forta dhe iu vu zjarri, ndërsa ata u dërguan të lënduar në mbajtje. Kjo nuk iu mjaftoi grupit prej afro 150 personash, që vendosën ta marrin drejtësinë në duart e tyre, nga frika se autoritetet e sigurisë nuk do bëjnë asgjë.
Pamjet e censuruara që mund t’i shihni më poshtë, i tregojnë viktimat e pashpresa, që digjeshin nga turma.
E tërë kjo ndodhi, në kohën që një gjykatë e zonës, i shpalli të pafajshëm të ndaluarit, që nuk janë marrë me grabitje apo mbajtje të fëmijëve, përkundër dëshirës së tyre.
Tashmë janë hapur hetime dhe po akuzohen edhe zyrtarët policorë, se patën bashkëpunim me turmën, ndërsa nuk kërkuan përforcime prej njësiteve të afërta në regjion. /Telegrafi/
https://youtu.be/ngnDP9hXuBI