Site icon Telegrafi

Një “top zjarri” shihet mbi qiellin e SHBA-së, astronomët japin detaje

Një top zjarri që shihet duke u copëtuar mbi Wisconsin dhe shtete të tjera të Midwesternit besohet të ketë qenë një satelit që rihynte në atmosferë.

Shoqëria Amerikane e Meteorëve mori më shumë se 60 raporte për një top zjarri në qiell të martën mbrëma mbi Wisconsin, Michigan, Minesota, Iowa, Illinois dhe Indiana.

Nuk pritej asnjë shi meteorësh rreth kohës së shikimit.

Ndërsa astronomi Jonathan McDowell tha në rrjete sociale se topi i zjarrit ka shumë të ngjarë të ishte sateliti Starlink-5693 që rihynte në atmosferë.

Nuk kishte raporte për ndonjë pjesë satelitore që kishte kontakt me tokën dhe ekspertët thanë se ka të ngjarë të digjet plotësisht pas rihyrjes.

Exit mobile version