Gjashtëdhjetë e tetëvjeçari Ozdemir Turan nga cirku turk “Cirku Euroaziatik”, ka mbi 51 vjet që bën cirk në litar.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Turan është me profesion dentist, por që nga fëmijëria i kishin bërë përshtypje ata që po luanin në litar të cirkut.
Që nga ajo kohë, ai kishte vendosur që të merrej me këtë zanat.
Ozdemir Turan, në rininë e tij kishte dhjetëra mësues. Ai shpjegon se, duke udhëtuar me cirk, u takua me mjeshtër të ndryshëm të kësaj zeje dhe se secili prej tyre ka lënë një ndikim në të.
Ky mjeshtër i balancimit ka prezantuar një fakt interesant. Sipas informatave të tij, balancimi mbi litarin e cirkut ishte një “zanat” që ekzistonte që në epokën e Perandorisë Osmane.