Burri që po akuzohet për shtyrjen e gruas shtatzënë për vdekje nga një shkëmb, sërish është kryer në vendin e krimit.
Hakan Aysal, 40 vjeç, pretendohet të ketë marrë një hua në emër të gruas së tij 32-vjeçare Semra Aysal, të cilën prokurorët thonë se e vrau gjatë pushimeve në vendlindjen e tyre Turqi.
Momenti tronditës ngjau buzë një shkëmbi në Mugla, ku çifti kërkoi të bënte një selfie para se ta shtynte drejt vdekjes, shkruan thesun.
“Një vend që dikur ishte parajsa ime nuk ka më diell”, shkroi Aysal pas rikthimit në vendngjarje, raporton thesun.
Pas vrasjes së pohuar, Aysal thuhet se ka marrë hua në emrin e saj, si dhe sigurime personale shkaku i aksidentit me mbi 40 mijë euro.
Akuza gjithashtu vuri në dukje se Aysal kishte kërkuar pagesën e sigurimit pak kohë më vonë, por u refuzua kur u zbuluan lajmet e hetimit.
Në një intervistë me video, gjykata dëgjoi nga vëllai i viktimës, Naim Yolcu, i cili tha se “Kur shkuam në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të marrë trupin, Hakan ishte ulur në veturë. Familja ime dhe unë u shkatërruam, por Hakan madje nuk u shfaq i trishtuar”.
Ai shtoi se “Motra ime ishte gjithmonë kundër marrjes së kredive. Sidoqoftë, pasi ajo vdiq, mësuam se ajo kishte tre hua të marra nga Hakan në emër të motrës time. Gjithashtu, Hakan kishte një frikë nga lartësia, me çfarë sporti ekstrem do të merret kur të trembet nga lartësia?”.
Ai ka mohuar të jetë përgjegjës për vdekjen e saj, duke thënë se “Pasi bëri një foto, gruaja ime futi telefonin në çantën e saj. Më vonë ajo më kërkoi t’i jepja telefonin. Unë u ngrita dhe pastaj dëgjova gruan time që bërtiste pas meje kur eca disa hapa larg për të marrë telefonin nga çanta e saj. Kur u ktheva mbrapa, ajo nuk ishte atje. Unë nuk e shtyva gruan time”. /Telegrafi/