Site icon Telegrafi

Turku kapet në Greqi me 1.7 milion euro drogë, 32-vjeçarja shqiptare mbante çantat me kokainë

Një turk me 23 kilogramë heroinë është lokalizuar dhe arrestuar në Krystallopigi të Follorinës në Greqi.

Ai është pjesëtar i guerrilasve kurdë të PKK-së, i cili u nis për në Greqi pas problemeve të rënda ligjore në vendin e tij.

Kundërshtari i qeverisë turke, mësohet se synonte të fitonte 1.73 milionë euro nga shitja e drogave të forta në Selanik dhe Athinë.

Nga shkresat e zbardhura nga Protothema rezulton se ndaj 42-vjeçarit me origjinë turke ishte në pritje një urdhër-arresti nga vendi i tij pasi përballej me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë të paligjshme terroriste.

Në dosjen e çështjes thuhet gjithashtu se ai ka marrë pjesë në një “një rrjet të mirëorganizuar të trafikut të drogave të forta dhe heroinës, i përbërë nga shtetas turq dhe shqiptarë”.

Turku së bashku me një pasagjere 32-vjeçare, me origjinë shqiptare drejtonte një makinë me të cilën transportonte sasi të mëdha droge nga Selaniku në Athinë.

Në momentin e lokalizimit të makinës nga policia, u krye një hetim i detajuar i cili rezultoi se shqiptarja e arrestuar posedonte dy pako me kokainë me peshë dy kilogramë e njëqind gramë.

Në bagazhin e makinës u gjetën dhe u konfiskuan dy çanta shpine të zeza. Në njërën u gjetën 11,335 gramë heroinë dhe në tjetrën 11,668 gramë heroinë. Policia gjithashtu konfiskoi celularë të vjedhur iPhone dhe 400 euro.

Avokati i popullit turk, Anthoula Anasoglou pretendon se klienti i saj nuk është përgjegjës për sasinë e madhe të drogës që u gjet në makinën që drejtonte, por gruaja që e shoqëronte. /Ora News/

Exit mobile version