Site icon Telegrafi

Turku akuzohet se ka rrahur gruan, ai thotë se vetëm kanë vallëzuar

Can thotë se dëshmitarët i kanë gjykuar gabimisht lëvizjet e tij të vallëzimit, duke menduar se ato paraqesin goditje dhe tentim për ta ngulfatur gruan.
Vallëzimi që mban emrin kolbasti për herë të parë e performuan të dehurit në një vend turistik në Detin e Zi.

Turku tha se ai dhe bashkëshortja e tij Elmas vallëzuan para skarës me qebapë në North Island, kur dikush prej kalimtarëve të rastit thirri policinë.


Ai tha se nuk ndihet fajtor.

“Ne gjithmonë vallëzojmë, jam i lumtur kur këtë e bëj me bashkëshorten time dhe familjen, por këta njerëz këtu e kuptojnë vetëm dhunën”, tha Can derisa po delte nga gjykata, përcjellë BBC.
Gjykata vendosi të shikoj video incizimin e vallëzimit para se ta marrë një vendim për këtë rast. /Telegrafi/

Exit mobile version