Site icon Telegrafi

Turkja vendos rekord botëror për shtrydhjen e shalqinjve me kofshë

Një grua turke ka vendosur një rekord botëror duke shtrydhur pesë shalqinj brenda një minute, duke përdorur vetëm kofshët e saj.

Guinness World Records ndau një video ku shihet Gozde Dogan duke përfunduar sfidën.

Në video, Dogan shfaqet e ulur midis dy rreshtave me shalqinj, duke i kapur një nga një, ku i shtrydhte dhe më pas i pastronte rrëmujën përpara se të vazhdojë.

Ajo mori një pllakë nderimi dhe u tha se është “zyrtarisht e mahnitshme”, duke u bërë personi i parë që fiton këtë titull për shtrydhjen e më shumë shalqinjve me kofshë brenda 60 sekondave, në kategorinë femërore.

Dogan theu rekordin në muajin shkurt.

Në vitin 2017, një burrë iranian hyri në histori duke shtrydhur tre shalqinj më shpejt se kushdo tjetër deri atëherë.

Në vitin 2023, i njëjti burrë, Ashkan Rohollah Doshmanziari, vendosi një rekord për vendosjen e katër shalqinjve mbi njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Exit mobile version