Kompania e njohur Turkish Airlines u zhvendos në aeroportin e ri të Stambollit të shtunën, operacioni ky i cili thuhet se zgjati rreth 45 orë dhe që vlerësohet si “më i madhi në historinë e aviacionit”.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, operacioni përfshinte transportimin e rreth 47,000 ton pajisjeve në 686 kamionë dhe qindra automjeteve të tjera nga baza e vjetër e operacioneve pranë Detit Marmara, rreth 40 kilometra në jug.
Siç bëhet e ditur tutje, kompania gjigante gjithashtu vuri në fluturim 337 nga aeroplanët e saj në vendin e ri.
Si pasojë, një masë e tillë thuhet të ketë ndikuar në bllokimin e tri autostradave kryesore dhe pezullimin e të gjithë trafikut ajror në dy aeroporte, për 12 orë brenda natës.
Türkiye’nin bayrak taşıyıcısı @TK_TR, yeni evine hoş geldin! Önümüzde uzun yıllar sürecek bir yolculuk var, dünyayı birlikte keşfetmeye hazır mısın? pic.twitter.com/l0CBYLUPao
— İGA Istanbul Airport (@igairport) April 6, 2019
Kështu, të shtunën, stafi në Aeroportin e Stambollit e mirëpriti kompaninë në “shtëpinë e tyre të re”.
“Kemi një udhëtim të gjatë përpara nesh, që do të zgjasë vite [sic]”, kishin shkruar zyrtarët e aeroportit në Twitter.
Sipas DW, përcjell Telegrafi, Qeveria e Turqisë ka plane të mëdha për aeroportin e ri, duke synuar ta bëjë atë aeroportin më të madh në botë.
Bu gece yapılan taşıma ile (96 TIR seferi yapıldı) taşımalarımızın planlandığı gibi %36’si tamamlandı.
Ayrıca dün 6 geniş gövde uçağımız İstanbul Havalimanına intikal etti.#BüyükGöç pic.twitter.com/XpZSEdIAxw
— Bilal EKŞİ (@BilalEksiTHY) April 5, 2019
Zhvillimi i tij u udhëhoq nga presidenti Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka lindur në Stamboll, dhe që dikur e quajti atë “një aeroport që Stambolli meriton”.
Megjithëse Erdogan zyrtarisht hapi aeroportin e ri në tetor të vitit të kaluar, pjesa e saj në trafikun e udhëtarëve ka mbetur i kufizuar për shkak të vonesave në punë.
✈
The largest move in the history of global civil aviation is complete!Turkish Airlines is at its new home.#TurkishAirlines #IstanbulAirport #TheGreatMove @igairport @natgeotravel @natgeo @natgeotvturkiye pic.twitter.com/zEiAMZwMnl
— Turkish Airlines (@TurkishAirlines) April 6, 2019
Një fluturim i së shtunës në mëngjes në Singapor shënoi fluturimin e fundit të pasagjerëve të Turkish Airlines nga aeroporti Ataturk, ka thënë kompania.
Ndryshe, autoritetet parashikojnë se Aeroporti i Stambollit do të mirëpriste 90 milionë pasagjerë në vit në fazën aktuale të zhvillimit, me tre pista funksionale. /Telegrafi/