Telegrafi

“Turkish Airlines” kërkon falje për ngjarjen e mbrëmshme në aeroportin “Leka i Madh”

Agjencia “Turkish Airlines” në Maqedoni sot në një njoftim për mediat ka kërkuar falje nga udhëtarët për vonim të udhëtimit të mbrëmshëm Shkup-Stamboll, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për shkak të një telefoni celular të gjetur në aeroplan, pronari i të cilit nuk dihet, janë marrë proceduat e parapara të sigurisë dhe është anuluar fluturimi Shkup-Stamboll, i cili duhej të fillonte në orën 22:45. Me këtë rast falënderojmë qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë besim në brednin tonë dhe kërkojmë falje për vonim të fluturimit”, thuhet mes tjerash në komunikatën e “Turkish Airlines”.

Ata gjithashtu u shprehën se kanë kujdes të veçantë në sigurinë dhe kënaqësinë e udhëtarëve./Telegrafi/

Lexo po ashtu E harroi celularin në aeroplan, ndalohet për disa minuta puna e aeroportit të Shkupit