Telegrafi

Turk: Sllovenia dhe SHBA-ja, bashkë për statusin e Kosovës

"Sllovenia ka përvojë të gjatë në komunikimin me Shtetet e Bashkuara rreth problemit të Kosovës", tha presidenti slloven, Danilo Turk.

Turk, i cili gjendet për vizitë në Kombet e Bashkuara në Neë York, tha se Bashkimi Evropian duhet të ushtrojë presion mbi Serbinë mbi një tjetër çështje, atë të dërgimit në Hagë të Ratko Mlladiqit.

Mlladiq akuzohet për gjenocid dhe besohet se është në Serbi. "Nuk mund të ketë kompromis në këtë çështje. Mlladiqi duhet të arrestohet dhe t’i dorëzohet Gjykatës për ish Jugosllavinë", tha Turk për agjencinë AP. /REL/