Site icon Telegrafi

Turizmi zgjatet gjatë gjithë vitit në Shqipëri, net-qëndrimet e të huajve rriten me 69 për qind në janar, kryeson Kosova

Turizmi po gjen shtrirje gjatë gjithë vitit në Shqipëri. Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se në muajin janar ka një rritje të ndjeshme të net-qëndrimeve, sidomos të të huajve, me gati 70 për qind në raport me të njëjtin muaj të një viti më parë.

INSTAT njoftoi në treguesit e shfrytëzimit të kapaciteteve të strukturave akomoduese se numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 27.1 për qind, në krahasim me janar 2023.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 14.3 për qind; numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 42.3 për qind. Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 49.4 për qind, në krahasim me janar 2023.

Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm: numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 30.3 për qind; numri i net-qëndrimeve nga jorezidentë është rritur me 69.3 për qind.

Vizitorë

Gjatë muajit janar 2024, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 27.1 për qind, krahasuar me janar 2023. Numri i vizitorëve joërezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 55.7 për qind. Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 30.3 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 42.6 për qind.

Në muajin Janar 2024, numri më i lartë i vizitorëve rezulton: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (59,3%); sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jobregdetare” (68,0%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,4%)

Net-qëndrime, kryesojnë Kosova dhe Italia

Gjatë muajit Janar 2024, numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 49.4 [ër qind në krahasim me muajin Janar 2023. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në Rajonin Qendër ka shënuar rritje me 82.1 për qind.

Në Zonat Jobregdetare ky tregues është rritur me 71,3, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i net-qëndrimeve të vizitorëve jorezidentë të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 71,0%.

Në muajin Janar 2024, numri më i lartë i netë qëndrimeve është realizuar: sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (63,2%);
sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Jo-bregdetare” (69,3%); sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (95,4%).

Sipas shteteve, kryeson Kosova, me 15.6% të net-qëndrimeve të jo rezidentëve, e ndjekur nga Italia me 13.4% dhe Gjermania me 4.6%.

Rritet norma neto e shfrytëzimit

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë.

Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 14,2%, kundrejt 8,6% që ishte në muajin Janar 2023. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 14,0%, kundrejt 7,2% që ishte në muajin Janar 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version