Telegrafi

Turizmi në Shqipëri, rritet numri i vizitorëve

Top Channel duke u bazuar në të dhënat e Ministrisë së Turizmit,raporton se në gjashtëmujorin e parë të vitit në Shqipëri kanë hyrë rreth 951 mijë vizitorë, mbi 80 për qind e të cilëve kanë shkuar për pushime.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Turizmit, krahasuar me një vit me parë numri i vizitorëve është rritur me 10 për qind.

Por të dhënat tregojnë se vitet e fundit numri i turistëve që kanë sjkuar në Shqipëri është rritur mesatarisht me rreth 20 për qind, çka do të thotë se për këtë vit rritja është dy herë me e ulët.

Ashtu si vitet e kaluara edhe për gjashtëmujorin, një pjesë e mirë ose mbi 46 për qind e atyre që kanë vizituar Shqipërinë janë shtetas shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër janë shtetas të huaj.

Të dhenat tregojnë se turizmi është një nga sektorët që qarkullon fluksin me të madh të valutës në Shqipëri, madje me shumë edhe se sa eksportet.

Në vitin 2007 të ardhurat nga turizmi ishin rreth 1 miliardë euro, në 2008 shifra u rrit në 1 miliarde e 170 milionë euro, ndërsa për katërmujorin e parë të këtij vit, ata që kanë vizituar Shqipërinë kanë shpenzuar rreth 212 milionë euro.