Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), numri i turistëve në prill të këtij viti, krahasuar me atë të vitit të kaluar, është rritur për 18.4%, kurse i bujtjeve për 18.6%, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më së shumti turistë ka patur nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia, shtetet aziatike, si edhe nga Gjermania, Kroacia, Kosova, Shqipëria, etj…
Të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën janar-prill, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur për 10.7%, numri i turistëve, si edhe bujtjet./Telegrafi/