Enti Shtetëror për Statistika (ESHS) ka publikuar të dhënat më të reja të muajit maj për turizmin në Maqedoni. Sipas këtyre të dhënave, numri i turistëvenë maj të këtij viti ishte 96.334 turistë.
Numri i bujtjeve ishte 199974 netë. Krahasuar me majin e vitit të kaluar, numri i turistëve është rritur për 11.7%, ndërkaq numri i bujtjeve është rritur për 16%.
Numri i turistëve vendor është rritur për 22.5%, por edhe i turistëve të huaj, për 7.2%. Ngjashëm ka rritje edhe te bujtjet e turistëve vendorë, 27.2%, si edhe të turistëve të jashtëm, 9.8%.
Në periudhën janar-maj, 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjithashtu ka rritje prej 11%, si edhe të bujtjeve, 11.8%./Telegrafi/