Në rivierën e Ohrit dhe Strugës kërkohet vend më tepër. Kapacitetet e akomodimit janë të plotësuara deri në maksimum, informoi kryetari i HOTAM- Krtse Bllazehvsk.
Ai thotë se kjo është e mirë dhe se sezoni turistik e arrin kulmin e tij, ndërsa punonjësit turistik, punojnë për sezon më të mirë.
“Hotelet janë të stërmbushura, kërkohet shtrat plus edhe tek ofruesit privat të banesave. Nga ajo që jam i informuar nga terreni, në bregun e Ohrit dhe Strugës, nuk ka vende të lira”, deklaroi për AIM, Bllazhevski.
Çdo vit maksimumi turistik është rreth 2 gushtit, respektivisht fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit, ndërsa shkak për këtë, është oferta e pasur kulturore dhe argëtuese.
Aranzhmanet janë të plotësuara edhe në bregun e Liqenit të Prespës dhe të Dojranit, ndërsa Bllazheski i ftoi turistët vendas dhe të huaj ta vizitojnë Maqedoninë dhe t’i shohin bukuritë që i posedon.
Krahas turistëve nga vendi, këtë vit jemi bërë edhe destinacioni më tërheqës për holandezët, por nuk mungojnë as mysafirët nga fqinjësia, Polona, Belgjika, Turqia.