Site icon Telegrafi

Turizmi i Maqedonisë prezantohet në Holandë

Agjencia për promovimin dhe mbështetjen e turizmit (APMT) në Republikën e Maqedonisë, këto ditë e ka promovuar ofertën turistike të Maqedonisë në Panairin për turizëm në Utrecht të Holandës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ky është një nga panairet më të mëdhaja në Evropë që mundëson rrjetizim dhe shkëmbim më të lehtë të kontakteve me pothuajse të gjitha vendet e botës. Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për sektorin privat për të lidhur bashkëpunim me operatorë turistik, agjenci turistike dhe organizata kombëtare të tërë botës.

Gjatë Panairit, APMT-ja ka relizuar takime me operatorë të ndryshëm turistik të Holandës, si Cyclo Travel, NKC, D Travel, Running Tours, Adriatic Vacancies, Fiets, Kras, etj. Pritet që numri i turistëve holandez të shtohet në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version