Site icon Telegrafi

Turizmi malor, i banjave dhe alpinizmi më të preferuarat në Maqedoni

Turizmi malor, i banjave dhe transitor, janë tre llojet e turizmit që në Maqedoni kanë potencial të madh. Sipas punonjësve turistik, nuk janë të vogla mundësitë edhe për zhvillim të alpinizmit, të shpellave, gjuetisë dhe turizmit religjioz, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç thonë nga Shoqata e hotelierisë dhe turizmit pranë Odës ekonomike, fitimprurëse mund të jenë edhe turizmi i kongreseve, sportiv dhe rekreativ.

“Tek ne dominojnë turizmi i liqejve dhe qytetit me fokus në Shkup si destinacion kulturor. Por, në pajtueshmërisë të perspektivave dhe mundësive, turizmi i banjave dhe transit janë kyçe dhe shteti duhet të përqëndrohet tek ato sepse potencialet disponuese në këtë segment janë të mëdha, ndërsa nuk janë mjaftueshëm të shfrytëzuara”, theksoi zëvendës-kryetari i Shoqatës, Sllavço Siraçevski.

Kjo Shoqatë sugjeron se nëse vendi dëshiron dhe ka qëllim që t’i realizojë projeksionet e definuara në Strategjinë deri në vitin 2021 – turizmi të marrë pjesë me 5% në BPV./Telegrafi/

Exit mobile version