Site icon Telegrafi

“Turizmi duhet të shfrytëzohet për zhvillimin e Maqedonisë”

“Turizmi është dega e tretë më e madhe e eksportit dhe Maqedonia duhet ta shfrytëzojë këtë trend dhe gjejë mënyrë për tërheqjen e një numri më të madh të turistëve”, theksoi sot ish-ministri i Ekonomisë, Kire Naumov, me rastin e Ditës Botërore të Turizmit.

Duke ju ndarë çmime tradicionale për hotelierët më të mirë dhe agjencitë turistike, Naumov theksoi se vitin e kaluar në nivel botëror, kufinjtë ndërkombëtar i kanë kaluar një miliardë e 200 mijë udhëtarë, ndërsa pritet që deri në vitin 2030 numri të kalojë një miliardë e 800 milionë udhëtarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Pengesat para nesh janë që të gjejmë mënyrë për tërheqjen sa më të madhe të turistëve që të vizitojnë vendin tonë dhe ta shfrytëzojmë këtë fuqi botërore në funksion të zhvillimit”, tha Naumov.

Rritja e numrit të turistëve në vitin 2017, në krahasim me vitin e kaluar, sipas Naumovit, japin shpresë se këtë vit do të ketë rritje edhe më të madhe të turizmit./Telegrafi/

Exit mobile version