Telegrafi

Turizmi dimëror, ujërat termale të Bënjës tërheqin vizitorë edhe në ditët e ftohta

Agjencia e Zonave të Mbrojtura e qarkut të Gjirokastrës ka shpërndarë pamje të vizitorëve vendas dhe të huaj në ujërat termale të Bënjës dhe Kanionin e Langarices në rajonin jugor të Përmetit.

Të dyja vendet turistike janë monumente natyre të mbrojtura nga shteti Shqiptarë.

Ujërat termale dhe kanioni vizitohen në çdo periudhë të viti nga shumë vizitorë të huaj dhe vendas.

“Ujërat termale të Bënjës dhe Kanioni i Langarices, (Monumente Natyre), përbëjnë një destinacion turistik për vizitorët vendas dhe të huaj edhe këtë fundjavë të ftohtë të Shkurtit”, shkruan Agjencia në Facebook. /Telegrafi/