Telegrafi

Turizmi bëhet dega kryesore ekonomike e Shqipërisë

“Vendi numëronte në vitin 2004, 300 mijë vizitorë, këtë vit shkon në 3 milion e 500 mijë, është një rritje pra pothuaj me 11 herë më shumë, rritje e jashtëzakonshme, natyrisht është edhe një përgjegjësi e jashtëzakonshme”, tha kryeministri Berisha.

Kryeministri nënvizoi se duke përjashtuar Durrësin apo disa zona të tjera, Shqipëria I ka të ruajtura brigjet dhe vendet arkeologjike çka jep mundësi për një rrugë të re zhvillimi, për një zhvillim të turizmit në një koncept të ri në funksion të këtyre pasurive kulturore.

“18 vjet më parë Lordi Rothschild do të vizitonte Shqipërinë dhe në vizitën e tij të parë më paraqiti një koncept për Butrintin. Butrinti një qendër kryesore e vizitorëve nga Korfuzi apo ngado që vinin, por jo një qendër e betonuar, pra Butrinti të ruante tërësinë e trashëgimisë së vet dhe sot pas 20 vitesh ky koncept është realitet i plotë”, tha kryeministri.

Berisha shtoi se Butrinti dhe Saranda vizitohen tani nga 200-300 mijë turistë dhe Butrinti është i ruajtur i konservuar në një mënyrë të shkëlqyer. /Telegrafi/