Elefantët në përgjithësi konsiderohen si kafshë shumë të buta me njerëzit.
Por një grua e ka kuptuar se çfarë mund të ndodhë nëse nervozohet elefanti, i cili e hodhi në ajër për disa metra, transmeton Telegrafi.
Videoja e publikuar në internet shfaq momentin kur një grua derisa po e pastronte elefantin me sfungjer në një lumë në Tajlandë, goditet keq me hundën gjigante.
Por duket se elefanti urrente ta prekte dikush, dhe kështu reagoi duke e goditur me hundë duke e hedhur disa metra larg ujit.
Edhe pse pëson goditje të fortë, ajo ka shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/