Tara Russell ishte për pushime në Floridë të Shteteve të Bashkuara, kur pa një pulëbardhë që nuk mund të fluturonte, shkaku i një pjese plastike që ia kishte mbuluar kokën.
Pa menduar gjatë, turistja u ngjit në shtyllat e drurit prej nga e hoqi shpezën dhe e përpiqej t’ia largonte objektin, që duket se i ka ngecur derisa po kërkonte ushqim, transmeton Telegrafi.
“Jeni e mirëseardhur”, dëgjohet duke thënë Russell, në momentin që e lëshoi pulëbardhën.
Pamjet janë shpërndarë me shpejtësi në internet, kryesisht prej organizatave që merren me mbrojtjen e ambientit. /Telegrafi/