Telegrafi

Turistja pozon në skajin e një shkëmbi rreth njëmijë metra të lartë, me pamje nga Rio de Janeiro

Një grua ka rrezikuar aq shumë sa që është bërë fotografi pak centimetra buzë një shkëmbi, në një lartësi prej rreth njëmijë metrash.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, gruaja anonime festoi arritjen në këtë lartësi, pas një ecje prej rreth dy orë e gjysmë të saj deri në Pedra da Gávea, afër Rio de Janeiro në Brazil.

Në majë të malit, në një shkëmb që mbikëqyr qytetin qindra metra më poshtë, gruaja e tërhoqi veten më pranë buzë shkëmbit, përpara se të ngrinte krahët si festim.

Pas saj deti është një blu kristal i qartë, shihet plazhi dhe dhe poshtë saj pemët që janë aq larg sa duken si speca.

Pamjet gjithashtu shfaqin gruan që ndalon duke treguar qytetin shumë poshtë, me ndërtesat e tij të larta dhe kopshte të gjelbra të paprekura. /Telegrafi/