Telegrafi

Turistja po pozonte për një foto derisa kapi frerët e kalit të Gardës së Mbretit, ky i fundit i bëri një reagim të pabesueshëm

Ky anëtar i zemëruar i Gardës së Mbretit në Britani nuk ishte shumë i kënaqur me një turiste që u përpoq dy herë të kapte frerët e kalit.

Gruaja e veshur me një pallto të bardhë, fund blu dhe çizme të zeza shihet e buzëqeshur dhe e lumtur teksa përpiqet të pozojë për një foto, transmeton Telegrafi.

Duke parë nga kushdo që po bën foton, ajo më pas bën përpjekjen e saj të parë për t’u mbajtur pas frerëve të kalit.

@kingshorseuk Get off the Reins #foryou #horseguardsparade #king #guards #foryoupage #foryourpage #viral #trending #uk #London #horse ♬ original sound – The King’s Horse UK

Kjo shkakton një përgjigje të zemëruar nga ushtari me të kuqe, i cili bërtet: ‘Largohu nga frerët!’, duke e befasuar atë.

Vajza më pas tenton për herë dytë të njëjtën gjë dhe mori të njëjtin reagim nga rojtari. /Telegrafi/