Ky është momenti kur një turiste ndezi zemërim te njerëzit kur ngjiti shkallët e një tempulli të lashtë Mayan dhe duke zemëruar një grup të vendasve në Meksikë.
Gruaja e paidentifikuar mund të shihej pranë majës së El Castillo – ose Piramidsë së Kukulcan – në shtetin meksikan të Yucatan duke kërcyer derisa një turmë i bërtiste asaj nga poshtë.
Ngjitja në piramidën 24 metra në zonën arkeologjike Chichen Itza – dikur një nga qendrat më të rëndësishme të qytetërimit Mayan – është ndaluar që nga viti 2008, transmeton Telegrafi.
Sapo gruaja zbriti 91 shkallët, ajo u ndesh me një turmë të zemëruar derisa disa brohorisnin, ‘burg, burg, burg’ dhe ‘mbylleni në qeli’. Njerëzit, e lagën me ujë në momentin kur gruaja po kalonte mes turmës.
Në video, turistes duket se i kërkohet të zbresë nga aty nga një burrë i cili kishte ngjitur disa prej shkallëve. /Telegrafi/