Site icon Telegrafi

Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë

Disa pamje tmerruese thuhet se tregojnë momentin kur një turiste me “parashutë” ra për vdekje pasi rrëshqiti nga pajisja e saj.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Paulina Biskup, 38 vjeç, nga Polonia, u pa duke lëvizur mbi qytetin Roldanillo në Kolumbinë jugperëndimore të martën, kur u duk se gjërat i dolën jashtë kontrollit.

Një zyrtar i Policisë Kombëtare Kolumbiane i tha gazetës El Tiempo se Biskup “nuk e lidhi parzmoren dhe si rezultat, ra në humnerë”.

Në video, një grua mund të dëgjohet duke bërtitur: “Shiko, ajo ra!”.

Zyrtarja e policisë i tha El Tiempo se Biskup, e cila banonte në Dublin, ishte bashkuar me të dashurin e saj dhe një grup miqsh për ekspeditën e “paragliding”.

Ata ishin në pritje të ardhjes së të dashurit dhe miqve të Biskupit, të cilët ishin në një zonë tjetër.

Administrata e Ríos u bëri thirrje “paragliderëve” që të tregojnë kujdes para dhe gjatë fluturimeve të tyre për të shmangur aksidentet në të ardhmen. /Telegrafi/

Exit mobile version