Telegrafi

Turistja gjermane humb jetën në Theth pasi ra në greminë

Një turiste gjermane në Theth ka humbur jetën pasi është rrëzuar në greminë. Viktima është një 31-vjeçare me banim në Gjermani.

Sipas informacioneve, turistja gjermane ka rrëshqitur teksa ishte duke eksploruar zonën në këmbë së bashku me disa turistë të tjerë.

31-vjeçarja u rrëzua në humnerë dhe nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që pësoi gjatë rrëzimit.