Site icon Telegrafi

Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet, dërgohet me helikopter te “Trauma”

Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet.

Tv Klan raporton se ajo ka marrë dëmtime serioze në kokë dhe pjesë të trupit.

Mësohet se turistja fillimisht u transportua në spitalin rajonal të Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së saj kritike ajo është nisur para pak minutash me helikopter drejt “Traumës” në Tiranë.

Mësohet se ajo po vizitonte bashkë me turistë të tjerë kurorën e gjelbër në Çarçovë dhe teksa fotografonte ka rënë nga ujvara.

Exit mobile version