Në emisionin “Good Moring Albanians” në Euronews Albania, u ftua skuadra që bëri të mundur shpëtimin e turistes franceze cila kishte humbur prej katër ditësh në malin e Çikës në jug të Shqipërisë .
Ata thanë se për shkak të mos llogaritjes si duhet të rezervave ushqimore, ajo ka dashur të zbresë në një nga fshatrat e zonës, por ka humbur rrugën.
“Ne si kërkim- shpëtimi malor e kemi marr njoftimin ditën e enjte dhe raportohej që turistja e kishte pasur kontaktin e fundit me familjarët në datën tre qershor. Ajo kishte planifikuar që të përshkruante komplet vargmalin e Çikës , por ndoshta duke llogaritur rezervat ushqimore dhe të ujit kishte zbritur. Duke mos e njohur zonën kishte vendosur të zbriste në fshatin Iliaz, por kur e gjetëm ishte shumë larg tij. Ishte e vetme dhe orientohej vetëm me një GPS” tha skuadra.
Ata shtuan se kërkimi ishte i vështirë sepse mungonin koordinatat e sakta të turistes.
“Fillimisht kanë njoftuar mikeshat, pastaj familjarët. Ishte një kërkim i vështirë se dhe nuk kishim koordinata të sakta. Ishte një zonë relativisht e gjerë” tha një nga vullnetarët. /Telegrafi/