Roja mbretërore e pallatit Windsor në Londër, e paralajmëroi me zë një turiste që donte të fotografohej para tij, për ta goditur fuqishëm kur ajo nuk po bindej.
Ajo gati u rrëzua për toke, duke mos pritur që reagimi tij do ishte aq i ashpër, transmeton Telegrafi.
“Kaloi barrierën dhe shpërfilli rojën që parakalonte në uniformën ceremoniale, ishte një gjest i ulët nga ana saj”, komentoi një shikues i videos.
Rojat mbretërore britanike që janë themeluar para tri shekujsh, janë bërë atraksion turistik për mënyrën e parakalimit dhe qëndrimin gatitu, pa bërë asnjë lëvizje.
Por, ndonjëherë dinë të reagojnë me ashpërsi, kur turistët i përulin me ndonjë veprim të pamenduar mirë. /Telegrafi/
https://youtu.be/gNxeowDpDqM