Telegrafi

Turistja doli tërësisht e zhveshur sepse kishte nxehtë (Video)

Leonie Graves që kishte shkuar në Bangkok të Tajlandës për shëtitje, është ndaluar nga Policia sepse ka dalë në rrugë tërësisht e zhveshur.

Britanikja 35-vjeçare, që është zhveshur sepse kishte nxehtë dhe nuk po mund të duronte, ka ecur për më se një kilometër, derisa kalimtarët e rastit shikonin me habi, transmeton Telegrafi.

Pasi është ndaluar, policët e kanë mbështjellë me një pëlhurë dhe e kanë dërguar në hotelin ku po qëndronte, për ta marrë në pyetje.

“Këtu është shumë nxehtë, nuk mundem t’i mbajë rrobat veshur, pse të mos dal kështu si jam”, ka thënë Graves lidhur me rastin.

Në videon e postuar më poshtë, shihet momentin kur atë e mbështjellin dhe e largojnë nga një hapësirë ku kishte edhe shumë të rinj dhe fëmijë. /Telegrafi/