Dy turistë holandezë u futën për të notuar në kanionet e lumit Osum por njërin prej tyre e ka marrë rrjedha.
Gazetari i Euronews Albania tha se 68-vjeçari i identifikuar si J.A nuk ka mundur të dalë nga lumi ndërsa bashkëshortja e tij 64-vjeçare ka arritur të shpëtoj dhe tashmë po merr ndihmë në spitalin e Çorovodës.
Mësohet se ka qenë kjo e fundit e cila ka raportuar humbjen e bashkëshortit në komisariat.
Në ndihmë të shërbimeve të Policisë Vendore, janë nisur polumbarët e Repartit Special “RENEA”, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë për atë. /Telegrafi/