Telegrafi

Turisti tmerrohet nga “fantazmat” në kishën e braktisur çeke (Foto)

Këto foto janë shkrepur në një kishë në Çeki.

Kisha e ndërtuar në shekullin e 14-të është braktisur në vitet ’60-ta, pasi u rrëzua çatia gjatë kohës që mbahej një funeral.

Që prej atëherë nuk kryhen më shërbesa dhe kisha është lënë në harresë.

Një turist i quajtur Roman është tmerruar kur ka hyrë, pasi pa disa figura si fantazma të ulura në stolat e kishës.

Por një banor i shpjegoi gjithçka, transmeton tema.

Ishin thjesht manekinë të vendosur për të tërhequr turistë në mënyrë që të financohet restaurimi i kishës.